Stadiumi i kryeqyteit i cili po vazhdon të rinovohet tashmë e ka marrë emrin e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri.
Në këtë fotografi shihet duke u vendosur emri i ri i stadiumit ku do të luajë klubi i Prishtinës dhe Kombëtarja e Kosovës.
Informacioni se stadiumi i kryeqytetit do ta bartë emrin e legjendës Vokrri është konfirmuar edhe nga zyrtarët komunalë të Prishtinës. Vokrri vdiq në muajin qershor të këtij viti dhe sot është shënuar ditëlindja e tij e 58-të. /Gazeta Express/