Dario Srna pritet të kthehet në kombëtaren kroate për të luajtur në dy ndeshjet e ardhshme kundër Kosovës dhe Italisë.
Ish-kapiteni kroat është ftuar nga përzgjedhësi i kombëtares Ante Çaçiq, për shkak të problemeve që ka në mbrojtje, shkruan Sportske Novine.
Srna ishte tërhequr gjatë kampionatit evropian në Francë.
Vendimi i Srna rreth kthimit të mundshëm në kombëtare pritet të merret pas pak ditësh.
Ndeshjet kualifikuese të radhës për botërorin “Rusia 2018” do të zhvillohen në shtator, transmeton KosovaPress.