Sport

Spurs dhe Raptors kalojnë tutje

Janë mësuar edhe dy skuadra që kalojnë në raundin tjetër në playoffin e NBA.
S
an Antonio Spurs ka arritur që të triumfojë ndaj Memphis Grizlies në fushën e këtyre të fundit me rezultat 103:96, për të regjistruar fitoren e katërt, që ua mundëson atyre kalimin në gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit.

Për Spurs që nuk lanë hapësirë për befasi në këtë duel, shkëlqyen Kawhi Leonard dhe veterani Tony Parker, që realizuan 29 përkatësisht 27 pikë secili.

Edhe në Konferencën e Lindjes konfirmohet një gjysmëfinalist tjetër. Janë Toronto Raptors ata që eliminojnë Milwaukee Bucks me rezultat të përgjithshëm 4:2, pas fitores së ngushtë 92:89.

DeMar DeRozan me 32 pikë udhëhoqi ekipin kanadez drejt këtij triumfi, kurse skuadrës së drejtuar nga Jason Kidd nuk i mjaftuan as 34 pikët e GiannisAntetokounmpo për të çuar serinë në ndeshjen e shtatë.