Edhe pse politika serbe është përzier rëndë dhe ashpër në sport, sidomos pas pjesëmarrjes së Kosovës në Rio2016, ka sportist të mëdhenj serbë që kundërshtojnë këtë politikë të ndyrë.
Ka qenë ministri serb i sporti ai i cili ka urdhëruar sportistët serbë që në asnjë mënyrë mos të takohen me atë kosovarë, bile ai ka shkuar edhe më larg sa që ka thënë se nëse duhet ta ndajnë podiumin me sportist kosovarë, të largohen nga aty.
Ka qenë Valdimir Gërbiq, kapiteni i reprezentacionit serb të volejbollit, medalist i artë nga Lojërat Olimpike të vitit 2000, që ka kundërshtuar ashpër këtë urdhër, transmeton lajmi.net.
Gërbiq thotë se sportistët duhet të sillen ashtu siç ju ka hije e jo të merren me politikë.
“Shtrohet pyetja nëse duhet të merremi fare me aso gjërash. Komiteti Olimpikë Ndërkombëtar e ka pranuar Kosovën se anëtare fuqi plotë dhe ne për këtë nuk kemi bërë ankesë. Kjo i ka dhënë Kosovës të drejtën e plotë që të marrin pjesë në Olimpiadë”, ka thënë Gërbiq.
“Kam parë disa reagime për medaljen që fitoi xhudistja e tyre dhe befasohem se si njerëzit e fusin politikën në sport. Nuk duhet ta bëni këtë”, ka përfunduar ai. /Lajmi.net/