Sport

Spanjë – Argjentinë, lajm i keq nga Messi

“Marca” shkruan se ylli argjentinas prapë vuan nga ngarkesa muskulore dhe pritet të mungojë edhe sonte.
Lionel Messi nuk do të luajë as në ndeshjen miqësore mes Spanjës dhe Argjentinës.

“Marca” shkruan se ylli argjentinas prapë vuan nga ngarkesa muskulore dhe pritet të mungojë edhe sonte.

Messi nuk luajti në miqësoren ndaj Italisë të fituar nga Argjentina me rezultat 2:0, përcjell “lajmi.net”.

Por, edhe pse kishte shpresuar të rikuperohet për duelin ndaj Spanjës, Messi duket se edhe sonte do ta shikojë ndeshjen nga tribunat. /Lajmi.net/