Sport

Spanja prinë në klasifikimin e UEFA-s

Spanja dhe Gjermania vazhdojnë të jenë lider në klasifikimin e UEFA-s, ndërsa kampioni dhe nënkampioni evropian, janë shumë larg më pikë, edhe pse janë brenda dhjetëshes më të mirë.

Franca vazhdon të mbajë vendin e 5-të në klasifikim, sipas klubeve të kualifikuara në kupat e Evropës. Franca ka 49,332 pikë, dhe është e vështirë që të arrijë vendin e 4-t, që mbahet nga Italia me 65,998 pikë.

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s adoptoi më 26 gusht një formulë të re për C1, ku përfshihen katër kampionatet më të rëndësishme (Spanjë, Angli, Gjermani, Itali), që kanë secili nga katër ekipe në fazën e grupeve.

Klasifikimi i UEFA-s para ndeshjeve për javën e 5-të të fazës së grupeve në Ligen e Kampioneve dhe në Europa League është:

1. Spanja 92,713 pikë

2. Gjermania 72,355

3. Anglia 68,248

4. Itali 65,998

5. France 49,332

6. Rusi 47,332

7. Portugali 46,499

8. Ukraine 40,833

9. Belgjike 36,200

10. Turqi 35,400.