Spanja ka falënderuar Serbinë që nuk e ka dërguar letrën në Komisionin Evropian lidhur me qëndrimin e saj për të rishikuar vendimin për pavarësinë e Kosovës.
Ambasadori spanjoll, Miguel Fuertes Suares ka bërë me dije se Spanja i është mirënjohëse Serbisë për këtë veprim.
“Spanja i është mirënjohëse Qeverisë së Serbisë se për momentin nuk e ka ngritur këtë çështje siç edhe ka shpjeguar tashmë Presidenti Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ambasadori, përcjellë Indeksonline.
Kujtojmë se Spanja po përballet me probleme në vend për shkak të Katalunisë e cila po kërkon pavarësinë./Indeksonline/