Jordi Alba do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Spanjës kundër Shqipërisë për shkak të një lëndimi të pësuar ndaj Italisë.
Kurse, Nacho Monreal është ftuar si zëvendësues i tij, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Spanjës, përcjell “Lajmi.net”.
Mbrojtësi i Real Madridit do ta zëvendësojë atë të Barcelonës i cili u dëmtua në pjesën e parë të takimit kundër Italisë, i vlefshëm për xhiron e dytë në Grupin G të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.
Shqipëria ndeshet me Spanjën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, të dielën me fillim nga ora 20:45.