“Furia e kuqe” i ka treguar “dhëmbët” sonte në Madrid përfaqësueses së Italisë në futboll, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 3:0.
Spanjollët duket se gjithë punën e kryen në pjesën e parë kur Isco shënoi dy herë në minutat 14 dhe 40, derisa golin e tretë e shënoi në pjesën e dytë Moratta në minutën 77.
Një rezultat i tillë nuk ishte i pritur për italianët, të cilët sikurse edhe Spanja, synojnë vendin e parë në grupin G, ku ndodhet edhe Shqipëria, por spanjollët në këtë ndeshje u treguan në të gjitha aspektet më të mirë.
Pas kësaj fitoreje, Spanja është e para në grup me 19 pikë, Italia është e dyta me 16, derisa Shqipëria është e treta me 12 pikë./KosovaPress/