Luciano Spalletti do t’i thotë lamtumirë Romës, për të marrë drejtimin e Interit.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Luciano Spalletti, do t’i tregojë këtë të hëne presidentit të Romës, James Pallotta, se do të largohet për të marrë drejtimin e Interit, transmeton Gazeta Express.
Ai ka kontratë deri me 30 qershor dhe nuk ka nënshkruar kontratë të re, që besohet se ndeshja ndaj Genoas, ku Roma fitoi 3:2 dhe siguroi vendin e dytë, ishte e fundit për Spallettin në stolin e Giallorossëve.
Sipas asaj që shkruan këtë mëngjes Gazzetta dello Sport, Spalletti do të takohet me presidentin këtë mëngjes, ku do t’ia komunikojë vendimin e tij.
Trajneri nuk është se pëlqehet tani nga tifozët e Romës, pas trajtimit të legjendës, Francesco Totti, i cili dje vari atletet. /Express/