Luciano Spalletti po kalon muajt e fundit si trajner i skuadrës së Romës.
Roma pritet të bëjë ndryshime në stolin e trajnerit në përfundim të këtij stinori, ku fillimisht nga ky post pritet të largohet Spalletti. Eliminimi nga Kupa e Italisë, e ka lënë skuadrën romake edhe një vit pa asnjë titull dhe kjo është e papranueshme për drejtuesit e klubit kryeqytetas.
Kandidatët për të marrë drejtimin e Romës në përfundim të sezonit aktual janë të shumtë, madje në listë janë përfshirë edhe Vincenzo Montella dhe Gian Piero Gasperini.
Për trajnerin aktual të Milanit do të ishte një rikthim në kryeqytet, ku ka shkruar historinë me golat e tij por edhe tre muaj si trajner i pas largimit të Claudio Ranierit në vitin 2011.
Sipas mediave italine Montella është në pritje të zhvillimeve të reja te Milani, për të vendosur të ardhmen e tij.
Përveç Montellas, përmendet edhe emri i Gasperinit, i cili po bën mrekullinë me një ekip si Atalanta në Serie A.