Sport

“Spalletti si Mourinho”

Mbrojtësi i Interit, Davide Santon, ka thënë se trajneri aktual i Interit, Luciano Spalletti, ia kujton atij Jose Mourinhon në shumë aspekte.

“Zi Kaltrit” janë të pamposhtur deri më tani këtë sezon dhe ndodhen në vendin e dytë pas Napolit, transmeton Express.

Shumica e kësaj falë trajnerit Spallettit dhe Santon është i mahnitur nga puna e tij.

“Spalletti ma kujton Mourinhon në shumë aspekte, por nuk më pëlqen të bëjë krahasime”, ka thënë ish-mbrojtësi i Newcastle United për Mediaset Premium. /Express/