Sport

Spalletti ka gati supertransferimin e verës për derbin ndaj Milanit

Inter këtë fundjavë do të pres Milanin në derbin “La Madonina” që do të zhvillohet në Giuseppe Meazza

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti nga ndeshja e të dielës ndaj Milanit mund të llogaris edhe në shërbimet e mbrojtësit, Joao Cancelo.

Portugezi ishte lënduar pas transferimit në Inter, duke humbur ndeshjet e muajit shtator.

Por, ai tashmë ka kaluar lëndimin dhe është gati për të luajtur në derbi ndaj Milanit, shkruan Calciomercato.

Ndeshja ndërmjet Interit dhe Milanit do të zhvillohet këtë të diel nga ora 20:45. /Express/