Luciano Spalletti ka bërë një gjest interesant pas derbit Lazio – Roma, ku triumfuan këta të fundit
Anësori i Lazios, Senad Lulic, ofendoi mbrojtësin e romakëve, Antonio Rudiger, duke thënë se ai ka shitur çorape dhe rripa në Stuttgart.
Menjëherë në konferencë për media, teksa gazetari po e pyeste Luciano Spallettin për këtë, ai kapi kokën me duar, teksa tha se nuk mund të flasë shumë për këtë temë pasi sipas tij “është diçka që i takon atyre që merren më këto”.
Roma e fitoi 2:0 derbin e zhvilluar në “Olimpico” 2:0. /Express/