Sport

Sot zhvillohet derbi në “Rexhep Rexhepi”

Sot zhvillohet derbi i Superligës së Kosovës në futboll mes kampionit në Fuqi, Feronikelit dhe Dritës.

Klubi nga Drenasi ka njoftuar se ka mbyllur me sukses seancën e fundit stervitore para ndeshjes derbi që zhvillohet nesër në ora 13:00 në Stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Të dy klubet pretendojnë të nxjerrin më të mirën.  Kampioni është në pozitën e 3-të me 25 pikë dhe pas sukseseve të arritura një pas një, është i motivuar për të shënuar fitore, për të mos e lëshuar hapin nga pozitat e para.

Kurse Drita është e 11-ta me 6 pikë, që i duhen fitoret për t’i ikur pozitës së rrezikuar, e cila në takimin e fundit u tregua e fortë për liderin e tabelës Trepça’89, duke mos ia lejuar fitoren dhe arriti rezultat 2 – 2./KosovaPress/