Sport

Sot nis Superliga e Kosovës në futboll, Trepça ’89 pret Flamurtarin

Sot do të zhvillohet ndeshja e parë e sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll
Trepça ’89 – Flamurtari do të jetë ndeshja hapëse e sezonit të ri 2017/18 të Superligës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual synon që sezonin e ri të nis me fitore kundër skuadrës e cila pas pesë vitesh është kthyer në ligën elitare të Kosovës.

Përballja në mes të këtyre dy skuadrave do të zhvillohet sot nga ora 17:00 në stadiumin e Mitrovicës ‘Riza Lushta’.

Nesër dhe pasnesër do të zhvillohen takimet tjera të xhiros së parë. /Express/