Qeveria e re e Maqedonisë me në krye Zoran Zaevin, sot do të mbajë seancën e parë qeveritare, ku do të fillojnë bisedimet për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucionet shtetërore, konfirmojnë për Alsat M nga LSDM dhe BDI.
Sot duhet të zgjidhet edhe sekretari i ri gjeneral dhe drejtori i ri i shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Sipas informatave të deritashme ajo pritet të fillojë sot në orën 14.00.
Për momentin nuk ka informata nëse takimet do të kombinohen edhe me pjesëmarrjen e liderëve. Nga bisedat pritet që partitë shqiptare të kenë katër ose pesë vende të zëvendësministrave, të Financave, MPB-së, Transportit dhe lidhjeve, Arsim dhe Mbrojtje.
Ndarja e funksioneve mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, do të varet nga numri i zëvendësministrave.