Sport

Sot gjysmëfinalet e kthimit, ‘nxehtë’ në ‘Zahir Pajaziti’

Emocionet e Kupës së Kosovës në futboll, rikthehen sot pasdite.
Pas dy javë pushim në garat e Kupës së Kosovës në futboll, katër skuadrat gjysmëfinaliste këtë të mërkurë i zhvillojnë ndeshjet e tyre të kthimit.

Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet në ‘Zahir Pajaziti’, ndërmjet skuadrës së Llapit dhe të Drenicës.Llapjanët objektivin kryesorë për këtë sezon e kanë të jenë fitues i Kupës së Kosovës dhe padyshim që në këtë takim do të hyjnë vetëm për fitore, transmeton KosovaPress.Në anën tjetër drenicasit do ta kenë për qëllim që t’iu prishin planet skuadrës së Tahir Batatinës dhe në shtëpi të kthehen si finalist të kësaj gare prestigjioze.

Ndeshja e parë e zhvilluar ndërmjet tyre në “Bajram Aliu” është mbyllur pa gola.
Ndeshje tjetër që do të zgjoj vëmendjen e tifozëve do të jetë sfida që luhet në ‘Shahin Haxhiislami’ të Pejës, ku Besa përballet me Trepçën.

Ballafaqimi i parë në mes tyre ishte zhvilluar në mes shumë polemikave, duke aluduar për një trukim të mundshëm të kësaj ndeshje, dhe padyshim që do të shton kërshërinë e të gjithëve ky takim.Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin legjendar “ Adem Jashari” kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.Të dy këto takime zhvillohen ditën e mërkurën me fillim nga ora 15:00. /KosovaPress/