Aktuale

Sot ditë pushimi në Gjakovë

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka marrë vendim që ditën e sotme, 14 Qershorin, ditën e Çlirimit të Gjakovës ta shpallë ditë pushimi.

Ky pushim vlen për të gjitha institucionet lokale dhe ato arsimore ne komunën e Gjakovës.

Sipas dokumentit në faqen zyrtare të komunës së Gjakovës, Gjini ka marrë këtë vendim duke pasur për bazë ligjin për vetëqeverisje lokale.

the authorE B