Tre anëtarët e familjes Panxha të cilët u arrestuan dje lidhur me vrasjen e dy vëllezërve, do paraqiten sot në Gjykatën e Pejës.
Këtë e kanë konfirmuar për Kallxo.com zyrtarë të Gjykatës Themelore të Pejës.
Sipas tyre, seanca për paraburgim pritet të mbahet në orët e paradites në këtë gjykatë, ku pritet edhe të zbardhen rrethana të reja për motivet e ngjarjes tragjike në Kosuriq të Pejës.
Arsim e Ramiz Berisha u vranë mëngjesin e së shtunës në rrethana ende të paqarta, gjatë kohës kur po prisnin dru.
Gjatë së shtunës policia arrestoi tre anëtarë të familjes Panxha, bashkëfshatarë të viktimave të cilët po vazhdojnë të mbahen në arrest.
Familja Panxha mohoi çdo mundësi që djemtë e saj të kenë gisht në këtë ngjarje