Aktuale

SOS Internacional: Kosova vendi më i rrezikshëm në Evropë

Kosova është regjistruar si vendi më i rrezikshëm në Europë për udhëtime. E ky konstatim është bërë nga “SOS International” për Rreziqet e Kontrollit. Kosova konsiderohet si vend jo i sigurt sa i përket terrorizmit dhe protestave të dhunshme.

Harta e cila u publikua para 3 muajve, tregon se shtetet e botës janë të rrezikuara nga sëmundjet, terrorizmi dhe problemet politike – të cilat mund të sjellin trazira në këto vende.

Virusi Zika dhe terrorizmi vitin e kaluar sipas përqindjes kanë qenë të ngjashme me regjistrimet e vitit 2016. 72 për qind e njerëzve mendojnë se virusi Zika dhe terrorizmi janë problemi kryesor që po ballafaqohet bota, andaj edhe janë klasifikuar vendet të cilat janë më pak të rrezikuara dhe më shumë të rrezikuara nga këto dy dukuri, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, sipas hartës, shihet se Kosova është i vetmi shtet në Europë që konsiderohet si vend i rrezikshëm për udhëtimin e të huajve. 57 për qind të njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës në këtë studim, thonë se 2018 do të jetë vit edhe më i rrezikshme sa i përket sigurisë shtetërore të vendeve.

Rangu në të cilin gjendet Kosova, është listuar si “Hight – medium risk”. Ky rang klasifikon shtetet të cilat kanë probleme me: shqetësime politike periodike, protesta të dhunshme, kryengritje dhe shqetësim për bërjen e akteve terroriste.

the authorE B