Kombëtarja shqiptare sonte do të përballet me Bosnjën dhe Hercegovinë në “Elbasan Arena”.
Kuqezinjtë dhe Bosnja përballen në një ndeshje miqësore. Skuadra e Gianni De Basit në ballafaqim me Bosnjën e Edin Dzeko-s vjen pas disfatës kundër Italisë (2-0), takim ky i zhvilluar katër ditë më parë Palermo, transmeton KosovaPress.
Kombëtarja shqiptare synon fitore kundër Bosnjës në mënyrë që t’u kthehet fitoreve pas tri humbjeve radhazi.
Pavarësisht largimit te Taulant Xhakës dhe Amir Abrashit të irrituar për mos aktivizim nga De Biasi në duel me italianët, megjithatë, atmosfera në taborin kuqezi mbretëron një atmosferë e mirë dhe se gjithë futbollistët e ftuar janë të gatshëm për sfidën me Bosnjën.Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bosnjës nis në orën 18:00. /KosovaPress/