Sport

Sonte radha e Europa League

Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve radhën e kanë ato të Europa Leagues, ku do të zhvillohen 24 ndeshje në kuadër të xhiros së pestë të fazës së grupeve
Skënderbeu sonte do të zhvillojë ndeshjen e pestë në Europa League, kur do të takohet me Dinamo Kiev nga ora 21:05.

Skuadra e madhe italiane, AC Milan në San Siro do të pres Austria Vienna nga ora 21”05, ndërsa Arsenali i shqiptarëve do të luaj në udhëtim ndaj Kolnit.

Salzburgu i Valon Berishës takohet me Guimares, ndërsa Strakosha do të luajë në Olimpike me Lazion e tij kundër Vitesses së Milot Rashicës.

Këto janë ndeshjet që zhvillohen sonte. /Express/