Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Francës, ndërmjet Paris Saint German dhe Monaco.
Përballja mes këtyre dy skuadrave francez, pritet të jep një lojë interesante, sepse skuadra fitues nga ky takim do të sigurojë biletën për finalen e madhe te 27 majit, ku e pret Angers.
Angers mbrëmë eliminoi Guingamp-in, me rezultat 2-0. Sfida mes PSG-së dhe Monacos nis në orën 21:05. /KosovaPress/





















