Sport

Sonte luhet ndeshja e madhe e basketbollit kosovar

Sonte me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sporteve “Sezai Surroi” të Prizrenit do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së XXI të Superligës së basketbollit ndërmjet Bashkimi dhe Pejës.

Këto dy skuadra janë takuar tri herë gjatë këtij edicioni, ku pak ditë më parë Peja triumfoi ndaj Bashkimit vetëm me 2 pikë epërsi (62:60).

Ekipet kanë bilanc të barabartë 19:5,ndërsa fituesi i këtij dueli mund të përcaktojë pozitën e dytë të kampionatit të edicionit të rregullt.