Sezoni i ri, 2016/2017, në Bundesligë do të filloj sonte
Sezoni i ri në Bundesligë do të hapet me ndeshjen mes kampionit aktual, Bayern Munich dhe Werder Bremenit. Ky takim do të zhvillohet në Alliazn Arena, sonte nga ora 20:30.
Kurse, të shtunën do të luhen gjashtë takime tjera, ku spikat ndeshja mes Borussia Moenchengladbachut dhe Bayer Leverkusenit.
Ndërsa, të dielën do të luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë të Bundesligës, përcjell Express.
