Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj feston gjatë ditës së sotme ditëlindjen e saj.
Mirëpo ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim, këngëtarja nuk ka publikuar në rrjete sociale foto apo video duke hapur dhurata, ose duke fikur qirinjtë e një torte.
Soni ka publikuar në Instagram një video në të cilën është duke bërë palestër dhe mesa duket për të qenë në formë dhe për stërvitjen ditëlindja nuk duket të jetë një justifikim.
Malaj shquhet për format shumë të mira fizike, ndërkohë që është nënë e një vajze, Anës.
Aktualisht ajo është në një lidhje me parterin e saj të ri Klevin. Nuk dihet se kur këngëtarja do të sjellë ndonjë produksion të ri muzikor. /Gazeta Express/