Pas dy vitesh pauzë, Rita Ora u rikthye dy muaj më parë me “Your Song”, e cila rezultoi e suksesshme, pasi vetë këngëtarja ishte shumë aktive në promovimin e këngës së re.
Përveç rreth 22 milionë klikimeve në “YouTube” në versionin audio dhe më shumë se 10 milionë klikimeve sa mblodhi videoklipi i “Your Song”, Rita tani i është gëzuar edhe një suksesi tjetër të cilin e arriti me këngën e fundit.
“Your Song” ka marrë edhe 100 milionë shikime në Spotify, shërbim i njohur i muzikës dixhitale.
Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora këtë e bëri të ditur përmes llogarisë së saj në “Instagram”.