Një shumicë e ngushtë e turqve, mes 51 dhe 52 për qind, do të votojnë “po” në referendumin e të dielës në vend për ndryshime kushtetuese për të krijuar një presidencë ekzekutive, sipas dy sondazheve turke.
Votuesit në Turqi do të dalin në vendvotime më 16 prill për të vendosur për t’i dhënë ose jo pushtet të ri dhe shtuar presidentit Recep Tayyip Erdogan, transmeton Express.
Sondazhi nga anketuesi “ANAR” ka gjetur se 52 për qind do të votojnë “po”.
Mbi 4.000 persona morën pjesë në këtë anketë nga 5 deri 10 prill në 26 provinca turke./Express/