Reprezentuesi i Koresë së Jugut ka mposhtur konkurrencën e shumë yjeve të tjerë.
Për herë të dytë këtë sezon Heung-Min Son shpallet futbollist i muajit në Premier Ligë.
Son ka realizuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë gjatë muajit të shkuar dhe është lojtari i dytë i Tottenhamit pas Harry Kane që fiton këtë çmim.
Koreano Jugori ka mposhtur konkurrencën e yjeve të tjerë të nominuar si: Jan Vertonghen, Christian Eriksen, Eden Hazard, Eric Bailly, Sergio Aguero dhe Christian Benteke.
Edhe çmimi i Trajnerit të Muajit shkon te Tottenhami, pasi që Mauricio Pochettino është shpallur si më i miri.