Manchester United po vazhdon me paraqitje të mira që nga emërimi i Ole Gunnar Solskjaer trajner i skuadrës.
‘Djajtë e Kuq’ janë rikthyer me pikë të plota nga udhëtimi te Crystal Palace, skuadër të cilën e mposhtën me rezultat 1:3.
Kjo ishte fitorja e tetë radhazi në udhëtim për Manchester United në të gjitha garat, një rekord i ri i klubit.
Të gjitha këto fitore janë arritur nën drejtimin e Ole Gunnar Solskajer.
Kujtojmë se në katër ndeshjet e fundit në udhëtim me Jose Mourinhon, Manchester United kishte marrë vetëm një pikë./Lajmi.net/