Sport

Sokoli: Shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin pasi dy ekipet janë shqiptare

Trajneri i futbollit, Bylbyl Sokoli është i ftuar në Info Magazine, ka diskutuar për paraqitjen e parë zyrtare të Kosovës në futboll ku do të ndeshet me Finlandën në kuadër të Grupit I për Kampionatin e ardhshëm Botëror, ‘Rusia 2018’.

Meqë në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën kohë edhe Shqipëria do të ketë ndeshje me Maqedoninë, Sokoli në Info Magazine në Klan Kosova ka thënë se është mirë që shqiptarët kanë mundësi të zgjedhin.

“Shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin pasi dy ekipet janë shqiptare. Nuk duhet të zgjedhet ekipi në bazë të disponimit. Unë jam që ekipet të jenë cilësore”, tha fillimisht Sokoli.

“Qëllimi kryesor është prezantimi i suksesshëm i kombit në arenën kombëtare. Dy ekipe janë shumë për neve por tash është e domosdoshme që prezantimi të jetë i suksesshëm”, shtoi ai