Sport

Sociedad – Madrid, vlerësimi i lojtarëve, katastrofë për Januzajn

Real Madridi e ka mposhtur 3:1 Real Sociedadin në “Anoeta” ku Bale është vlerësuar si më i miri, ndërsa Januzaj si më i dobëti.

Pas dy barazimeve me radhë, Real Madridi i Zinedine Zidane ka gjetur rrugën drejt fitoreve në La Liga, shkruan Gazeta Express.

“Los Blancos” morën pikët e plota në xhiron e katërt në udhëtim te Real Sociedad, ku triumfuan 1:3.

I riu i akademisë, Borja Mayoral, në minutën e 19’të, autogol Kevin Rodrigues (36’) dhe Gareth Bale në minutën e 61’të, shënuan për kampionët, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Kevin Rodrigues (28’).

Për Sociedadin nga fillimi luajti Adnan Januzaj. Ai u largua nga loja në minutën e 77’ për t’ia lëshuar vendin Imanol Agirretxe.

Januzaj nuk bëri paraqitje të kënaqshme, ai është vlerësuar si më i dobëti i ndeshjes, së bashku me Aritz Elustondo e Keylor Navasin e Real Madridit. /Gazeta Express/