Sport

Sneijder: Ka ardhur koha që Interi të fitojë

Ish-heroi i Interit, Wesley Sneijder, këmbëngul se zikaltrit mund ta fitojnë Kupën e Italisë këtë sezon, por e pranon se tashmë e ka humbur garën për titull në Serie A.

Zikaltrit ngelin nëntë pikë prapa liderit Juventus, edhe pse e kanë një ndeshje në dispozicion për ta luajtur, kur kanë mbetur edhe 13 javë deri në përfundim të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Interi rikthehet në aksion këtë të shtune me ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në kupë kundër Napolit, me synim për ta përmbysur humbjen 1:0 nga ndeshja e parë, në mënyrë që ta arrij finalen.

“Shpresoj që Interi do ta fitojë kupën këtë sezon. Mendoj se ka ardhur koha për ta fituar”, tha Sneijder për Il Mattino.

“Në Serie A nuk mund të bëjë shumë sepse Juventusi është vazhdon të jetë favorit i madh. Juve e ka ekipin më të mirë dhe po zhvillohet çdo sezon”, shtoi ai./Gazeta Express/