Zinedine Zidane i ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve me Real Madridin, por vetëm një në La Liga, dhe thotë se nuk mund ta shpjegojë dot pse skuadra e tij është shumë më frytdhënëse në Evropë se në ligën e brendshme.
Ndeshja e së mërkurës në çerekfinale kundër Juventusit paraqet një mundësi për “Los Blancos” për ta bërë edhe një hap drejt titullit të tretë më radhë në Ligën e Kampionëve nën udhëheqjen e Zinedine Zidane, por në ligë gjasat për triumf janë pothuajse zero, transmeton Gazeta Express/
“Nuk kam shpjegim”, e ka pranuar Zidane kur është pyetur pse Reali i tij është më i suksesshëm në Evropë se në ligën e brendshme.
“Duhet të fitojmë gjithçka. Por nganjëherë, sikur këtë vit, vazhdimësinë nuk e kemi aq të mirë. Kemi pasur një periudhë të vështirë, veçanërisht për të shënuar. Tani jemi më të mirë në çdo aspekt. Por, nuk di si ta shpjegoj. Bile më bën ta dëshiroj edhe më shumë triumfin në ligë, sepse është gjëja më e vështirë dhe po ashtu mendoj se kjo është ajo që edhe vetë lojtarët e duan”, shtoi ai. /Gazeta Express/