Sport

Smalling afër rikthimit te Roma

Roma raportohet se janë afër nënshkrimin me mbrojtësin e Manchester United, Chris Smalling, sërish si huazim, me obligimin e blerjes verën tjetër për 12 milionë euro.

Sky Sport Italia raporton se Giallorosët kanë arritur të negociojnë për çmimin që kanë kërkuar, pas bisedimeve të vazhdueshme me Manchester United.

Roma e kishte huazuar Smallingun verën e kaluar, me një mundësi për ta blerë për 20 milionë euro këtë vit.

Por, ata kanë arritur të zbresin çmimin e 30 vjeçarit në një huazim tjetër, me detyrimin për ta blerë për 12 milionë euro vitin tjetër.

Skuadra nga kryeqyteti italian po përgatit kontratë tri vjeçare për ish reprezentuesin anglez./Lajmi.net/