Arsenali dhe Tottenham janë vënë në garë për nënshkrimin e kontratës me mesfushorin e Real Madridit Mateo Kovaçiq, shkruan Diario Gol.
Asnjëri nga skuadrat londineze nuk kanë zbuluar ende ofertën e tyre për shërbimet e lojtarit kroat, për të cilin interesim po ashtu kanë shprehur edhe ekipet italiane të futbollit Roma, AC Milan dhe Inter./KosovaPress/