Sport

Skuadra e madhe italiane nis bisedimet me Fabregasin

Milan ka nisur bisedimet me mesfushorin spanjoll, Cesc Fabregas.

AC Milan ka nisur bisedimet me mesfushorin e Chelseat, Cesc Fabregas, të cilin dëshiron ta transferojë gjatë janarit të vitit të ardhshëm, shkruan Tuttosport.

Fabregas nuk po luan nën drejtimin e Antonio Contes dhe po mendon largimin nga Stamford Bridge.

Në anën tjetër Milan është duke kërkuar një mesfushor, pas lëndimit të kapitenit Ricardo Montolivo, i cili do të mungojë për 6 muaj. /Express/