Sport

Skuadra e La Ligas e dëshiron Wilshere

Jack Wilshere do të largohet përfundimisht nga Arsenal në fund të këtij sezoni

E ardhmja e mesfushorit anglez, Jack Wilshere është larg Arsenalit, sepse lojtari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Arsene Wenger.

Për anglezin janë duke u interesuar disa skuadra, në mesin e të cilave edhe ajo spanjolle, Betis, shkruan AS.

Në fakt, Betis është shumë pranë marrëveshjes, me Wilshare që do të jetë i lirë në fund të sezonit, kur edhe përfundon kontrata e tij me Arsenalin. /Express/