Sport

Skuadra e Izraelit pagoi dy hotele lukzose në Tiranë, si ndryshoi plani në moment të fundit

Federata Izraelite e Futbollit ka paguar dy hotele në Tiranë gjatë dy ditëve që ekipi i futbollit qëndroi në kryeqytetin shqiptar.

Mësohet se fillimisht ishte planifikuar që ekipi izraelit të akomodohej në hotel “Sheraton” aty ku ishin rezervuar të gjitha dhomat për futbollistët dhe stafin, shkruan Newsbomb. Por në fund plani i Izraelit ka ndryshuar dhe ekipi u akomodua në hotel “Plaza” në qendër të kryeqytetit.

Federata izrealite ka paguar të gjitha dhomat që kishte zënë paraprakisht në “Sheraton” dhe më pas ka paguar edhe dhomat te “Plaza”.