Sport

Skuadra angleze nuk heq dorë nga Sandro

Chelsea ende nuk është dorëzuar për mbrojtësin e majtë brazilian, Alex Sandro
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka bërë të qartë shumë herë se Alex andro do të qëndrojë në Torino.

Por, kjo nuk e ka ndalur Chelsean që të interesohet në vazhdimësi për transferimin e tij.

Sipas Evening Standard, Juventus tashmë ka refuzuar 70 milionë eurot e Chelseat për Sandron, por skuadra angleze po përgatit një tjetër ofertë.

Antonio Conte do të tentojë edhe një herë tjetër transferimin e Sandros, para se të mbyllet ky afat kalimtar më 31 gusht. /Express/