Kompania e njohur e automobilizmit, Skoda, raportohet se vitin e ardhshëm do të prezantojë një model të ri dhe një version të rifreskuar të modelit Rapid.
Modeli aktual është në shitje që nga viti 2012 dhe pritet të përjetojë disa ndryshime, që do të barten edhe te Rapid Spaceback.
Në vitin 2017 pritet të vijë gjenerata e dytë e modelit Yeti, që pritet të debutojë në muajin shtator në Frankfurt Motor Show.
Kompania akoma nuk ka konfirmuar raportimet.