Sport

Skënderbeu – Young Boys, vlerësimi i lojtarëve

Skënderbeu ka barazuar 1:1 me Young Boys në “Elbasan Arena”.

Skënderbeu ka marrë pikën e parë këtë edicion në Europa League duke barazuar 1:1 me Young Boys në “Elbasan Arena”, shkruan Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, Skënderbeu, me golin e Ali Sowe, që realizoi në minutën e 65’të, duke ngritur në këmbë gjithë tifozët shqiptarë.

Por, gëzimi i tyre zgjati shkurt pasi Young Boys barazuan në 1:1 përmes Roger Assale në minutën e 65’të, që doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Më i miri i ndeshjes u vlerësua mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jashanica, duke marrë notën më të madhe (7.8).

Skënderbeu vazhdon të gjendet në pozitën e fundit në Grupin B me një pikë, aq sa ka edhe Partizani i Beogradit që humbi në shtëpi 2:3 nga Dynamo Kiev. /Gazeta Express/