Sport

Skënderbeu takohet sot me Dinamo Zagreb

Korçarët kërkojnë të shënojnë të paktën një gol për të pasur më të lehtë ndeshjen e kthimit një javë më pas.

Skënderbeu do të luajë sot ndeshjen e shumëpritur ndaj skuadrës së Dinamos së Zagrebit, sfidë kjo e vlefshme për fazën play-off të Europa League.

Ndeshja do të fillojë në orën 19:00 dhe pritet me interes të madh nga të gjithë shqiptarët pasi korçarët përfaqësojnë në kupat e Evropës futbollin shqiptar.

E njëjta sfidë u luajt dy vite më parë, por ishin kroatët ata që fituan në të dyja ndeshjet.

Që prej asaj kohe skuadra e Skënderbeut ka ndryshuar shumë dhe tashmë ka në përbërje lojtarë më cilësorë që janë të gatshëm të vendosin në vështirësi çdo mbrojtje.