Sport

Skandali në futbollin kosovar e “dridhë” edhe shtypin ditorë (Foto)

Shtypi i Kosovës është i përqendruar në skandalin e publikuar dje (e martë), nga “IndeksOnline”.

Në skandalin e futbollit kosovar bënin pjesë emra të njohur si Ismet Munishi (trajneri i Dritës), Bajram Gashi (refer i FFK-s), Edmond Zeqri (referi anësor) dhe Ali Ajeti (vëzhgues).

Për të katërtit janë marr masa të rrepta nga Federata e Futbollit të Kosovës, madje klubi gjilanas ka suspenduar trajnerin Ismet Munishi.

Ky skandal sot është temë e ditës në gazetat e shkruara në Kosovë: Koha Ditore, Zëri, Bota Sot, Kosova Sot dhe Epoka e Re./IndeksOnline/