Arta Turan, kapiteni i Turqisë, e ka rrahur një gazetarë turk pas miqësores me Maqedoninë, e cila përfundoi baras
Atmosfera në ekipin e Turqisë para ndeshjes me Kosovën, e cila luhet me 11 qershor në ‘Loro Borici’ të Shkodrës, nuk është aspak e mirë.
Kapiteni i Turqisë, Arta Turan e ka fyer dhe rrahur gazetarin e gazetës, Milliyet, pas miqësores me Maqedoninë, e cila përfundoi baras 0:0, shkruan NTVSpor, përcjell Express.
Ngjarja ka ndodhur në avionin e skuadrës, derisa bashkë-lojtarët e kanë ndaluar eskalimin e situatës mes yllit të Barcelonës dhe gazetarit.
Thuhet se Turan ka dashur t’i qëroj hesapet me gazetarin turk, pasi ky i fundit e ka akuzuar për dështimin e skuadrës në Euro 2016.
Incidenti ka ndodhur derisa skuadra turke po udhëtonte në Triesta të Italisë për të zhvilluar përgatitjet për ndeshjen me Kosovën. Në Shkodër ekipi i Terimit do të arrijnë me 10 qershore. /Express/