Sport

Skandal i madh para Olimpiadës në “Rio 2016”

45 sportistë të tjerë kanë rezultuar pozitiv ndaj substancave të palejuara pas ritestimit të analizave të ruajtura nga pjesëmarrja e tyre në Olimpiadat e Londrës dhe Pekinit.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka bërë të ditur se 45 sportistë të tjerë kanë rezultuar pozitiv ndaj substancave të palejuara pas ritestimit të analizave të ruajtura nga pjesëmarrja e tyre në Olimpiadat e Londrës dhe Pekinit.

IOC njoftoi se ishin 30 atletët që rezultonin pozitiv nga pjesëmarrja në Pekin 2008, ndërsa 13 nga ajo në Londër 2012, duke çuar në 98 numrin e përgjithshëm të atletëve të “njollosur” nga rianalizimi i testeve të tyre, përcjell “Panorama Sport”.

Sipas të dhënave zyrtare, 23 nga 30 sportistët e Lojërave Olimpike në Pekin 2008 ishin fitues medaljesh, ndërsa ata të Londrës përfshinin atletë nga dy sporte dhe 9 shtete të ndryshme.

Lajmërimi i IOC vjen një ditë pasi CAS i Lozanës vendosi të mbante në fuqi vendimin e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës për të mos lejuar sportistët rusë që të merrnin pjesë në Rio 2016 për shkelje të vazhdueshme me dopingun.