Transferimi i Philippe Coutinho në Barcelonë mund të realizohet gjatë janarit
Barcelona ka bërë të ditur se transferimi i Philippe Coutinho nga Liverpooli është objektivi i tyre për afatin kalimtar të janarit.
Sipas të përditshmes sportive katalonase, Mundo Deportivo, starti i dobët i Liverpoolit në Premierligë po e shtyn Coutinhon drejt Barcelonës, përcjell Express.
Thuhet se drejtuesit e Liverpoolit gjatë verës i kanë premtuar brazilianit që do të luftojnë për titull, por kjo nuk është duke ndodhur.
Gjithashtu, Liverpool edhe Ligën e Kampionëve e ka nisur keq duke barazuar në dy ndeshjet e para ndaj Spartak Moskës dhe Sevillas.
Mbetet të shihet nëse gjatë janarit Barcelona do ta transferoj; Coutinhon, apo do të dështoj; sikurse gjatë afatit kalimtar të verës. /Express/