ShowBiz

Sinani i bën dhuratë të shtrenjtë Andrrës për ditëlindje

Në familjen e Sinan Hoxhës sot ka një arsye më shumë për të festuar.

Kjo ngase, bashkëshortja e Sinanit, Andrra me këtë datë feston ditëlindjen, shkruan lajmi.net.

Ajo ka pranuar urime të shumta nga miqtë dhe familjarët , por nuk kanë qenë të pakta edhe dhuratat që ka pranuar këtë ditë.

Në llogarinë e saj në Instagram, Andrra ka postuar një fotografi përmes së cilës ka treguar dhuratën luksoze që i bëri burri i saj, këngëtari Sinan Hoxha.

Sinani i kishte blerë asaj një buqetë me trëndafila të bardhë e në mes të tyre kishte futur një unazë, dhuratë kjo që e kishte gëzuar tejmase Andrrën.

the authorE B