Simon Cowell është dërguar në spital me leste pas një aksidenti që e ka pësuar në shtëpinë e tij në Londër.
The Sun raporton se producenti i njohur dhe gjyqtari në X Factor u alivanos dhe ra nga shkallët pasi po zbriste që të marrë pak qumësht të ngrohtë.
Cowell ende është në spital duke kryer analiza, ndonëse mendohet të jetë në gjendje stabile.